blog-post

Postuar më: 22-02-2024

Trajtimi i dëshmitarëve

Më 22-23 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativën për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtinë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Trajtimi i dëshmitarëve”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Howard Morrison KCMG CBE KC, avokat britanik, dhe znj. Gabriele Watts, eksperte. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Rishikim e mënyrës së trajtimit të dëshmitarëve. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike, si dhe luajtjen e rroleve në seancat e mentorimit rreth marrjes në pyetje që do të zhvillohen gjatë gjithë trajnimit. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nga Prokuroria Speciale.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :