blog-post

Postuar më: 23-04-2024

Moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i dytë: Shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC

Më 23 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkrimi dhe arsyetimi ligjor përmes metodës IRAC, Pyetje të Strukturuara, procesi analitik, rëndësia dhe nevoja për procesin analitik dhe analiza e Shkruar Ligjore. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :