blog-post

Postuar më: 24-04-2024

Moduli: KEDNJ, sesioni i katërt: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Më 24 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në këtë sesion janë duke u trajtuar: Garancitë procedurale ne rastet e heqjes së lirisë, arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë, dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :