Marrëdhëniet detyrimore me element te huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar ne çështjet civile

Fusha : Civile

Përshkrimi :

  • Përcaktimi i së drejtës kompetente në marrëdhëniet kontraktore me element të huaj në përgjithësi dhe në marrëdhëniet kontraktore me konsumatorë;
  • Përcaktimi i së drejtës kompetente në kontratat individuale të punësimit me element të huaj;
  • Përcaktimi i së drejtës kompetente në marrëdhëniet jashtkontraktore e veçanërisht në shkaktimin e dëmit me element të huaj;
  • Juridiksioni i gjykatave të Kosovës në marrëdhëniet e lartcekura;
  • Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në këto marrëdhënie në Kosovë dhe anasjelltas.
  • Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në këtë fushë: shpjegime praktike mbi bashkëpunimin e gjykatave në marrjen e provave dhe shërbimin e dokumenteve.

Objektivat :

  • Përditësimi i njohurive: Trajnimi synon të ofrojë njohuri të përgjithshme dhe specializuar mbi risitë në fushën e së drejtës private në Kosovë, me theks të veçantë në marrëdhëniet detyrimore. Qëllimi kryesor është përditësimi i njohurive të gjyqtarëve për risitë e ligjit dhe praktikat në këtë fushë.
  • Praktikat ndërkombëtare: Trajnimi do të ofrojë shpjegime mbi praktikën e Gjykatës së Drejtësisë të Unionit Evropian
  • Rishikimi i vendimeve gjyqësore: Trajnimi synon të njohë gjyqtarët me procedurat dhe sfidat e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të huaja gjyqësore në fushën e marrëdhënieve detyrimore.
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar: Trajnimi synon të promovojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, duke ofruar shembuj praktikë të bashkëpunimit në fushën e ndërkombëtare private.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Hotel Garden
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Gazmend Çitaku,Donikë Qerimi

23/04/2024