Terrorizmi dhe Ekstremizmi i Dhunshëm

Fusha : Penale

Përshkrimi :

  • Korniza ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj terrorizmit dhe ekstremizmin e dhunshëm;
  • Të kuptuarit dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që favorizojnë terrorizmin;
  • Strategjia kombëtare kundër terrorizmit në Kosovë;
  • Parandalimi i terrorizmit, si fokus strategjik i përpjekjeve antiterroriste;
  • Ndërlidhjet ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe ekstremizmit te dhunshëm .
  • Teknikat e hetimit dhe të provuarit e veprave penale të terrorizmit;
  • Korniza strategjike dhe institucionale e bashkëpunimit përfshirë dhe atë ndërkombëtar në çështjet kundër terrorizmit;
  • Viktimat, liritë dhe të drejtat e njeriut të rrezikuara nga veprimet dhe pasojat e veprave penale te terrorizmit;
  • Sanksionet penale kundër kryerësve të veprave penale të terrorizmit.

Objektivat :

  • Avancojnë njohuritë rreth kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër terrorizmit;
  • Kuptojë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që favorizojnë terrorizmin;
  • Demonstrojë teknikën e hetimit dhe të provuarit të terrorizmit, me theks të veçantë për liritë dhe të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e viktimave;
  • Krahasojë lidhjet ndërmjet terrorizmit dhe krimit të organizuar;
  • Zbatojë drejtë ligjin lidhur me sanksionet penale ndaj kryerësit të veprave penale të terrorizmit.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Fikrije Fejzullahu,Valon Kurtaj

25/04/2024 - 28/04/2024