Veprat penale kundër integritetit seksual, ndjeshmëria e aspekteve psikologjike gjatë trajtimit te fëmijëve – viktima të dhunës seksuale

Fusha : Drejtësia për Fëmijë - Penale

Përshkrimi :

  • Veprat penale nga kapitulli XX i Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
  • Keqpërdorimi apo shfrytëzimi seksual i personave me çrregullime mendore ose paaftësi mendore ose emocionale;
  • Sigurimi i provave materiale dhe personale;
  • Ekzaminimet mjekësore, mjeko ligjore të viktimës dhe te kryesit;
  • Marrja e deklaratës të dëmtuarës – viktima fëmijë;
  • Kujdesi në qasje për shkak të ndjeshmerisë te viktima fëmijë;
  • Respektimi i konficidialitetit të procedurës dhe privatësia e fëmijës;
  • Njohuri mbi protokollin shtetëror dhe zbatimi i tij;
  • Bashkëpunimi ndër institucional në kryerjen e veprimeve te nevojshme në trajtimin e rastit dhe sigurimin;
  • Sqarimi-interpretimi i dispozitave ligjore te (mos) dhënia e pëlqimit të fëmijës lidhur me veprimet e të pandehurit në drejtim të fëmijës;
  • Zbatimi i dispozitave ligjore të KDM-së kur viktimë është fëmija;
  • Shmangia e ri viktimizimit të viktimës fëmijë.

Objektivat :

  • Zgjerimi i njohurive lidhur me procedurën penale kur fëmija është viktimë;
  • Analizimi dhe format e paraqitjes së dhunimit dhe veprave tjera lidhur me Integritetin seksual;
  • Aplikimi i drejtë i dispozitave ligjore lidhur me këto vepra penale;
  • Zbatimi i kufizimit ligjor rreth marrjes së deklaratës së viktimës fëmijë dhe prezenca e përfaqësuesve të nevojshëm institucional;
  • Aspektet psikologjike gjatë trajtimit të fëmijëve-viktima të dhunës seksuale.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Albina Shabani Rama ,Enis Gashi

01/10/2024