20-01-2017

Seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor dhe marrja e provës

Seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor dhe marrja e provës

Më 20 janar 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV, ka realizuar trajnimin me temë “Seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor dhe marrja e provës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me seancën përgatitore, shqyrtimin kryesor dhe marrjen e provës.    

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan kushtet për mbajtjen e seancës përgatitore, thirrja për këtë seancë, mbajtja e saj, shqyrtimi kryesor - kushtet për mbajtjen e tij, procedura e të provuarit dhe marrja e provave, etj. Gjithanshëm u trajtua aspekti teorik dhe ai praktik që ka të bëjë me seancën përgatitore, shqyrtimin kryesor dhe marrjen e provës, si faza të veçanta të procedurës kontestimore.

Në hollësi u sqaruan dilemat të cilat po i përcjellin gjyqtarët, se si duhet të veprohet në seancën përgatitore, shqyrtimin kryesor dhe marrjen e provës  në kuptim të dispozitave të LPK-së.

Në trajnim u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshire shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj praktik, ku pjesëmarrësit ishte aktiv gjatë gjithë kohës, duke marrë pjesë në diskutime me prezantuesin pas çdo shpjegimi.

Përfitues ishin gjyqtarët e divizioneve civile të departamenteve të përgjithshme në gjykatat themelore.

Prapa