30-01-2017

Kontribut për bibliotekën e IGJK-së

Kontribut për bibliotekën e IGJK-së

Më 30 janar 2017, U.D Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, pati kënaqësinë që të pres në një takim të përzemërt profesorin e nderuar Prof. Dr. Ejup Sahiti.

Në këtë takim u diskutua për rolin e Institutit Gjyqësor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale brenda sistemit gjyqësor në Kosovë, e veçanërisht për burimet ligjore që ofron Biblioteka e IGJK-së gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë gjyqësor.

Prof. Dr. Ejup Sahiti, ka shprehur dëshirën që bibliotekës së IGJK-së t’i dhuroj disa nga titujt e botuar nga puna e tij shkencore siç: Procedura penale, Psikologjia gjyqësore, Argumentimi në procedurën penale, Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurën penale, duke kontribuuar në pasurimin e bibliotekës së IGJK-së me tituj të ri nga fusha juridike.

U. D. Drejtori i IGJK-së z. Besim Morina falënderoi profesorin e nderuar për këto libra, por edhe për kontributin e dhënë për gjithë këto vite në cilësinë e ekspertit dhe anëtarit të Këshillit Programor në IGJK.

Prapa