29-03-2017

Shoqëritë Tregtare

Shoqëritë Tregtare

Më 29 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Shoqëritë Tregtare”.

Qëllimi i trajnimit ishte t’iu mundësoj pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë rreth plotësimit të kushteve ligjore që duhet të plotësohen lidhur me regjistrimin, themelimin dhe shuarjen e Shoqërive Tregtare, cilat janë të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, zyrtarëve të shoqërive tregtare, përfaqësuesve të tyre dhe personave të tretë, si dhe llojet e Shoqërive Tregtare, kapaciteti dhe struktura e tyre juridike.

Me rastin e zbërthimit të dispozitave të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, janë dhënë sqarime për fushë veprimtarinë e tij, elementet dhe përkufizimet që i përmban ky ligj si përparësi por, njëkohësisht edhe çështjet të cilat nuk i rregullon ky ligj, çështjet kontestuese dhe procedura që zhvillohet pranë gjykatës lidhur me zgjidhjen e këtyre rasteve.

Në vazhdim në këtë trajnim u elaboruan edhe problemet me praktikat e kaluara afariste, përvojat dhe praktikat më të mira të shteteve në rajon dhe si të aplikohen instrumentet ndërkombëtare që rregullojnë këtë sferë, roli dhe detyrat e Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe shumë çështje tjera me rëndësi të cilat ndihmojnë në heqjen e dilemave dhe vështirësive që hasin gjyqtarët në praktikë.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive, ku përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve, u trajtuan dilemat rreth temave në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelorë nga Departamenti për Çështje Ekonomike, Departamenti për Çështje Administrative, Departamenti i Përgjithshëm si dhe zyrtarë ligjor të CLE/USAID.

 

Prapa