30-03-2017

Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës

Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës

Me 31 mars 2017, Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e UNDP-së në kuadër të PTV-së, ka realizuar trajnimin me temë “Rëndësia e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ) në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me rëndësinë e zbatimit gjyqësor të KEDNJ dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) si dhe efekti i tyre në sistemin juridik-kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në këtë trajnim gjithanshëm u  trajtuan aspekte të zbatimit gjyqësor të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndikimi i vendimeve të GJEDNJ-së në jurisprudencën vendore, dhe portali HUDOC. Vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe interpretimit të dispozitave të Konventës duke u shërbyer me rastet nga praktika e pasur e GJEDNJ dhe mënyrat e zbatimit në praktikë të dispozitave dhe vendimeve të saj nga shtetet palë të kësaj Konvente.

Gjithashtu në këtë trajnim u trajtuan edhe raste nga praktika e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të cilat kanë pasur efekt në gjyqësorin e rregullt.

Përmes diskutimeve dhe shembujve studimor u zbërthyen të drejtat e përcaktuara me KEDNJ dhe vendimet e rëndësishme të jurisprudencës së GJEDNJ të cilat janë me vlerë obligative për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës si shtet i rrethit juridik evropian.

Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor pjesëmarrës të këtij trajnimi,  kanë thelluar dijet e tyre në zbatimin e dispozitave të KEDNJ, përmes sqarimeve dhe përgjigjeve të trajnuesve.

Prapa