22-03-2017

Trajnimi praktik në Komisionin e Ndërmjetësimit

Trajnimi praktik në Komisionin e Ndërmjetësimit

Më 22 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për prokurorët e shtetit të sapoemëruar, ka realizuar trajnimin praktik për Komisionin e Ndërmjetësimit.

Qëllimi i trajnimit ishte që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë për rolin dhe funksionet e Komisionit për Ndërmjetësim si dhe sistemit të ndërmjetësimit në përgjithësi.

Në kuadër të këtij trajnimi u pasqyrua një historik i shkurtër i zhvillimit të ndërmjetësimit në Kosovë, si dhe kompetencat e Komisionit për Ndërmjetësim.

Gjithashtu, në mënyrë të hollësishme u trajtua korniza ligjore për ndërmjetësim, e cila është e zbatueshme në Kosovë, struktura e sistemit të ndërmjetësimit dhe mënyra e referimit të rasteve për ndërmjetësim nga ana e prokurorëve. Trajnimi vazhdoi me trajtimin e procesit të ndërmjetësimit, duke përfshirë fillimin, zhvillimin dhe arritjen, apo jo, të marrëveshjes në këtë proces.

Në këtë kuadër u diskutuan çështjet me interes të përbashkët, me ç’ rast prokurorët e sapoemëruar, u njoftuan me përparësitë që ofron sistemi i ndërmjetësimit në përgjithësi.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata e VI e PTF-së.

 

Prapa