29-03-2017

Trajnimi praktik në Doganën e Kosovës

Trajnimi praktik në Doganën e Kosovës

Më 29 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka realizuar trajnimin për prokurorët e shtetit të  sapoemëruar.

Trajnimi kishte për qëllim që prokurorët e sapoemëruar të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me fushë veprimtarinë e Doganës së Kosovës në përgjithësi, punën praktike si dhe fushat e interesit të përbashkët në veçanti.

Në kuadër të këtij trajnimi, shkurtimisht u shtjellua historiku dhe procesi i zhvillimit të Doganës, roli dhe misioni i saj, legjislacioni mbi të cilin ushtron kompetencat e saj si dhe bashkëpunimi me institucionet tjera të zbatimit të ligjit.

Me tej, trajnimi vazhdoi me diskutimin e çështjeve praktike në sistemin e të drejtës penale në fushën e doganave, krahasimin e neneve përkatëse të Kodit Penal dhe Kodit Doganor që rregullojnë këtë materie, ku u paraqiten sfidat aktuale që has Dogana e Kosovës në këtë fushë.

Në këtë kuadër, prokurorët e sapoemëruar dhe zyrtarët e Doganës e pajtuan që në të ardhmen bashkëpunimi duhet të vazhdoj dhe të avancohet mes tyre, me qëllim luftimin e suksesshëm të dukurive negative të kësaj natyre

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata e VI-të e Programit për Trajnim Fillestar.

 

Prapa