26-05-2017

Aktakuza

Aktakuza

Më 26 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Aktakuza”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira të hartojnë si dhe të përfaqësojnë në gjykata aktin akuzues në nivelin sa më lartë profesional.

Ky trajnim ka trajtuar aktakuzën i cili është akt procedural që prokurori i shtetit e ushtron kundër kryesve të veprave penale kur ekziston dyshimi i bazuar mirë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara. Vëmendje parësore iu kushtua rëndësisë se këtij akti akuzues që qëndron në faktin se e vë në lëvizje procedurën penale ndaj kryerësve të veprave penale dhe i hap rrugën gjykatës që ti sanksionoj kryerësit e veprave penale.

Paraprakisht gjatë trajnimit u theksua se një numër i madh i aktakuzave hedhen nga ana e gjykatës, për arsye që nuk janë konform kushteve të parapara ligjore, andaj trajtimi i kësaj teme ishte i një rëndësie të veçantë për punën e prokurorëve, për faktin që e tërë puna e tij finalizohet me ngritjen e aktit akuzues.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë në hartimin e aktakuzës cilësore e cila duhet të shoqërohet me provat e propozuara me aktin akuzues.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor.

Prapa