21-06-2017

Trajnim i trajnerëve (ToT) në ofrimin e modulit të trajnimit fillestar për krimin kibernetik, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi online

Më 20-24 qershor 2017, në kuadër të projektit të përbashkët  të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – iPROCEEDS, organizohet “Trajnimi i trajnerëve për ofrimin e modulit të trajnimit fillestar për krimin kibernetikë, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi online”.

Ky trajnim ka për qëllim të krijoj një grup të trajnerëve në nivel nacional, për shtetet përfituese të këtij projekti, të cilët, përmes materialeve trajnuese të përgatitura nga projekti, do të fitojnë një nivel fillestar të njohurive për Krimin kibernetik, provat elektronike dhe kontrollin, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi në internet.

Akademia e Drejtësisë në koordinim me KGJK dhe KPK, nga Kosova, ka caktuar grupin e pjesëmarrësve për këtë trajnim, i cili përbëhet nga 2 gjyqtarë të nivelit themelor, si dhe 2 prokurorë, një anëtar i KPK-së ndërsa një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. 

Prapa