24-05-2017

Trajnimi praktik në Institucionin e Avokatit të Popullit

Trajnimi praktik në Institucionin e Avokatit të Popullit

Më 24 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, ka organizuar trajnimin në këtë institucion, për prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së IV të PTF-së.

Qëllimi i trajnimit ishte që prokurorët e sapoemëruar të krijojnë një pasqyrë të qartë rreth mandatit, rolit, strukturës organizative dhe sfidave me të cilat ballafaqohet IAP.
Fillimisht, nga Avokati i Popullit, u pasqyrua një historik i shkurtër i themelimit dhe zhvillimit të institucionit të Avokatit të Popullit, korniza ligjore dhe kompetencat e IAP-së sipas legjislacionit të zbatueshëm, mbi të cilin ky institucion ushtron mandatin e tij, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat ata ballafaqohen, duke përfshirë vështirësitë që hasen në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe respektimin e rekomandimeve që jep IAP në drejtim të institucioneve publike.

Me tej, u elaborua procedura e brendshme e shqyrtimit të ankesave që paraqiten në IAP, duke përfshirë edhe ankesat e qytetarëve drejtuar ndaj gjyqësorit, puna e Mekanizmit Kombëtarë për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese, si dhe relacioni i Institucionit të Avokatit të Popullit me sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Prokurorët e sapoemëruar, gjatë realizimit të këtij trajnimi kishin mundësinë që të jenë diskutojnë dhe shtrojnë pyetje rreth çështjeve që ndërlidhen me punën e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe punës së prokurorisë. Në këtë kuadër, ata të ndarë në grupe punuan në një rast praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VI të PTF-së.

Prapa