24-05-2017

Punëtori për hartimin e akteve normative të Akademisë

Punëtori për hartimin e akteve normative të Akademisë

Me 22, 23 dhe 24 maj 2017, Akademia e Drejtësisë realizoj punëtorinë për hartimin e akteve normative obligative që dalin si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit për Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë kësaj punëtorie, Komisioni së bashku me grupin punues nga staf i Akademisë, identifikuan aktet normative të përcaktuara sipas Ligjit për Akademinë e Drejtësisë dhe fillimisht u përcaktuan në hartimin e akteve të para si në vijim: Rregulloren për punën e Këshillit Drejtues, të Akademisë, Rregulloren e Programit të Trajnimit Fillestar si dhe Rregulloren për Trajnuesit dhe Mentorët.

Aktet tjera të cilat i përcakton ky ligj u vendosë që të jenë në fokus të punëtorisë së radhës me qëllim të respektimit të afatit kohor të përcaktuar sipas ligjit.

Pas analizimit dhe diskutimeve të shumta, me rastin e hartimit të këtyre akteve, komisioni mori për bazë parimet dhe standardet për hartim të normave juridike me qëllim të funksionimit sa më të mirë dhe zbatimit praktik të tyre.

Aktet që u finalizuan dhe të cilat do të dërgohen për miratim në Këshillin Drejtues të Akademisë janë Rregullorja për punën e Këshillit Drejtues dhe Rregullorja e Programit të Trajnimit Fillestar. Ndërkaq, drafti i Rregullores për Trajnues dhe Mentorë mbetet për tu plotësuar në punëtorinë e radhës.

Prapa