30-05-2017

Avancimi i performancës në administrimin e sistemit prokurorial

Avancimi i performancës në administrimin e sistemit prokurorial

Me 30 – 31 maj 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës realizuan trajnimin me temë “Avancimi i performancës në administrimin e sistemit prokurorial”.

Qëllimi i trajnimit ishte vetëdijesimi i përfituesve lidhur me konceptet e reja të menaxhimit të përvetësuara me frymën e ndryshimeve ligjore dhe ristrukturimin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial e që ka krijuar një vizion të ri për procesin e hartimit të politikave dhe ofrimin e shërbimeve në kuadër të sistemit prokurorial.
Përmes punës në grupe dhe diskutimeve u elaboruan parimet si qasja proaktive në ofrimin e shërbimeve dhe planifikimi në kohë, efektiv dhe efikas përfshirë edhe diskutimet për propozim të politikave për avancimin e administrimit efikas të sistemit prokurorial.

Për më tepër, në fokus të trajnimit ishte edhe avancimi i mëtejshëm i sistemit të vlerësimit të performancës i cili paraqet një prej aspekteve kruciale në administrimin efikas të sistemit të drejtësisë dhe që ndikon drejtpërdrejt në llogaridhënie dhe në motivimin e personelit për ofrimin e shërbimeve cilësore.

Përfituesit e këtij trajnimi ishin udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit (departamenteve, divizioneve dhe zyrave) si dhe administratorët e prokurorive.

Prapa