12-10-2017

Barazia gjinore në procedurë gjyqësore - Analiza e Vendimeve Gjyqësore

Më   12 tetor  2017,  Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, organizon punëtorinë e dytë me  temë “Barazia gjinore në procedurë gjyqësore - Analiza e Vendimeve Gjyqësore”.

Në kuadër të kësaj punëtorie  do të  prezantohet:  Prezantimi i analizës së vendimeve gjyqësore; Prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve. Diskutim i hapur në lidhje me  nevojat për hartimin e një manuali / doracaku me forma / shabllone të aktvendimeve dhe aktgjykimeve dhe në fund të punëtorisë do të prezantohen Konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga kjo punëtori.

Përfitues të  këtij trajnim janë: gjyqtarë, prokurorë,  përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, përfaqësues nga Agjencioni për barazi gjinore, si dhe përfaqësues nga Fakulteti Juridik.

Prapa