13-10-2017

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare

Më 13 - 14 tetor  2017,  Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, organizon trajnimin dy ditorë me  temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore - familjare”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet:  Parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar, kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve, parimet për përcaktimin e alimentacionit, roli aktiv që duhet të ketë gjykata ne këto çështje/konteste, rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve në çështjet civile-procedura.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit-divizioni civil, gjyqtarët e gjykatave Themelore-divizioni civil, bashkëpunëtorët profesional, zyrtarët e Organit të Kujdestarisë.

Back