04-12-2017

Programi Trajnues Hyrës për Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shtetit - Pasqyrim i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Programi Trajnues Hyrës për Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shtetit - Pasqyrim i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Me 4 dhjetor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe GIZ ka filluar të zbatojë Programin Trajnues Hyrës për Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shtetit të integruar dhe dekretuar së fundmi, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të  Kosovës. 

Në fjalën hyrëse Drejtori i Akademisë së Drejtësisë ju dëshiroj mirëseardhje pjesëmarrjeve, duke ju ofruar gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, por njëkohësisht i ftoi të gjithë për të marrë pjesë në trajnimet dhe aktivitetet tjera që ofron Akademia e Drejtësisë. Po ashtu në fjalën hyrëse mirëseardhje dhe mbështetje pjesëmarrësve ju shprehen edhe Kryesuesi i KGJK-së dhe KPK-së si dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Qëllimi i ofrimit të këtyre trajnimeve është ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kryerjen me sukses të punës dhe marrjen në mënyrë të drejtë të vendimeve gjyqësore.

Në ditën e parë po trajtohet Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi është ofrimi i njohurive të përgjithshme të pjesëmarrësve në lidhje me Kodin Penal të Kosovës, pjesa e përgjithshme ku përfshihen: përgjegjësia penale, dënimet/ndëshkimet dhe konfiskimet si dhe pjesa e veçantë konkretisht kapitujt që përfshijnë veprat penale – elementet objektive dhe subjektive te veprave penale.

Trajnimin, i cili përbëhet nga disa sesione në kohëzgjatje prej 14 ditësh, janë duke e ndjekur 46 pjesëmarrës, prej tyre gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të apelit dhe nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

 

Prapa