28-09-2017

Menaxhimi i administratës së gjykatave dhe prokurorive

Menaxhimi i administratës së gjykatave dhe prokurorive

Me 28 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin për menaxhmentin e administratës së gjykatave dhe prokurorive me temë “Menaxhimi i administratës së gjykatave dhe prokurorive”.

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte të ofrojë qasje të barabartë dhe kushte të përshtatshme për rritjen e kualifikimit profesional dhe aftësive praktike të menaxhmentit të administratës së gjykatave dhe prokurorive, në drejtim të fuqizimit të administratës së gjykatave dhe prokurorive, sipas standardeve dhe parimeve profesionale të transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit.

Gjatë këtij trajnimi u theksua roli i rëndësishëm në menaxhimin e administratës, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të udhëhequr proceset brenda sistemit, për të zhvilluar plane dhe për të ndërmarrë veprime konkrete në formimin e metodave dhe teknikave të reja përmes të cilave mund të arrihet administrimi i gjykatave dhe prokurorive.

Në veçanti u trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me parimet dhe standardet për menaxhim të mirë, stilet e menaxhimit, roli i administratorëve të gjykatave dhe prokurorive për zbatimin e planeve dhe politikave strategjike, karakteristika kryesore të lidershipit, ndërtimi i ekipit dhe zgjidhja e problemeve, menaxhimi i kohës, si dhe menaxhimi i burimeve njerëzore si element që fuqizon punën dhe kontribuon në efikasitetin e gjykatës dhe prokurorisë.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në teori dhe diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore, si dhe punë në grupe e pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimit ishin administratorët, ndihmës administratorët e gjykatave dhe prokurorive si dhe zyrtarët për personel.

 

Prapa