10-02-2018

Trajnim hyrës lidhur me krimin kibernetik, provat elektronike dhe përfitimet ilegale nga krimet online

Trajnim hyrës lidhur me krimin kibernetik, provat elektronike dhe përfitimet ilegale nga krimet online

Më 07-10 shkurt 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin BE-së, të zbatuar nga Këshilli i Evropës / iPROCEEDS, ka realizuar trajnimin me temë “Trajnim hyrës lidhur me krimin kibernetik, provat elektronike dhe përfitimet ilegale nga krimet online”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve për natyrën dhe implikimet dëshmuese të çështjeve të krimit kibernetik, të kontrollit, sekuestrimit dhe konfiskimit të të ardhurave të krimit online, si edhe instrumentet e disponueshme ligjore dhe qasjet ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Në fokus të trajnimit ishin dispozitat materiale dhe procedurale të Konventës së Budapestit për Krimin Kibernetik dhe akte tjera ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe dispozitat ligjore të Kosovës që sanksionojnë krimin kibernetikë.

Po ashtu, gjatë trajnimit vëmendje iu kushtua provave elektronike dhe të ardhurave nga krimi kibernetik të cilat janë komplekse, dhe se për të qenë të suksesshëm duhet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve relevante të brendshme dhe ndërkombëtare si dhe ekspertëve të fushave të përkatëse për t’i hetuar dhe ndëshkuar këto krime të cilat çdo ditë e më tepër janë në rritje.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, gjithashtu janë trajtuar raste nga praktika, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre praktike.

Për realizmin e këtij trajnimi janë angazhuar trajnues vendor dhe trajnues ndërkombëtarë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor si dhe zyrtar policor nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Prapa