05-03-2018

Takimi me mentorët e trajnimit fillestar

Takimi me mentorët e trajnimit fillestar

Më 05 mars 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të përgatitjeve finale për fillimin e Programit të Trajnimit Fillestar, ka realizuar takimin me mentorët e angazhuar në trajnimin fillestar për prokurorët e sapoemëruar - gjenerata e shtatë.

Takimi kishte karakter njoftues, në mënyrë që mentorët të njoftohen me rolin dhe përgjegjësitë e tyre në procesin e mentorimit të prokurorëve të sapoemëruar si dhe programin trajnues që do ët zbatohet gjatë periudhës 12 mujore.

Në kuadër të këtij takimi, fillimisht u prezantua struktura e Programit të Trajnimit Fillestar, me theks në pjesën praktike të tij, rregullat dhe standardet që përcakton Doraku për Mentor, si dhe mënyra e organizimit dhe zbatimit të këtij procesi. Po ashtu u diskutua çështja e vlerësimit të prokurorëve të sapoemëruar nga ana e mentorëve të tyre, si dhe çështje tjera organizative që ndërlidhen me realizimin e trajnimit praktike të PTF-së.

Mentorët janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Doracaku për Mentor.

Prapa