05-04-2018

Mbrojtja e dëshmitarëve

Mbrojtja e dëshmitarëve

Më  05 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm ka realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e dëshmitarëve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve, prezantimit të praktikave më të mira dhe elaborimit të dilemave, të kontribuoj në mbrojtjen më efikase të dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor.

Në fokus të trajnimit ishte mbrojtja e dëshmitarëve si kategori të posaçme të cilat janë normuar në Kodin e Procedurës Penale Kosovës si dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, të cilat paraqesin kategori të rëndësishme në procesin penal. 

Vëmendje parësore iu kushtua rasteve nga praktika, ku në të shumën e rasteve, të dëmtuarit dhe dëshmitarët nuk dëshmojnë për shkak të ndjenjës së rrezikut për shëndetin, jetën e tyre dhe anëtarëve të familjes. Andaj, në procedurën penale, mbrojtjes së dëshmitarëve duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur, që të njëjtit mos të kenë ndonjë ndërhyrje ose shqetësim eventual nga jashtë dhe brenda.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor, nga regjione te ndryshme të Kosovës.

Prapa