13-04-2018

Forcimi i kapaciteteve për hetime penal kundër korrupsionit me Partnerët e drejtësisë penale në Rajonin e Mitrovicës

Forcimi i kapaciteteve për hetime penal kundër korrupsionit me Partnerët e drejtësisë penale në Rajonin e Mitrovicës

Më 13 prill  2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX, organizoi trajnimin me temën “Forcimi i kapaciteteve për hetim penal kundër korrupsionit me partnerët e drejtësisë penale në Rajonin e Mitrovicës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e hetimit efektiv penal në rastet e korrupsionit dhe rasteve të lidhura me korrupsionin.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan ligjet vendore, KPP, Ligji për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Çështjet Penale, Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe ndihma e përbashkët juridike. Me theks të veçantë u theksua procesi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes së cilit Shtetet kërkojnë dhe japin ndihmë në mbledhjen e provave për ti përdorur ato në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve penale.

Në trajnim vëmendje iu kushtua parimeve të ndihmës së përbashkët juridike si reciprocitetit, marrëveshjeve bilaterale, marrëveshjeve multilaterale, forcimit të efektivitetit të autoritetit qendror, shkëmbimet e personelit në mes autoriteteve qendrore të juridiksioneve të ndryshme, si dhe efikasitetit të kontakteve të drejtpërdrejta personale në mes shteteve që kërkojnë dhe atyre që pranojnë ndihmë juridike.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtua edhe bashkëpunimi lidhur me konfiskimin, përmbarimin e konfiskimit civil dhe ndarjen e pasurive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: prokurorë nga niveli themelor, përfaqësues nga Dogana e Kosovës, përfaqësues  nga Agjensioni kundër Korrupsionit, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Agjensioni për Pasurinë e Sekuestruar, përfaqësues nga Njësia për Inteligjencë Financiare, përfaqësues nga Inspektorati Policor, përfaqësues nga ATK dhe përfaqësues nga Komuna - zyra kadastrale nga Regjioni i Mitrovicës.

Prapa