04-05-2018

Etika Gjyqësore

Etika Gjyqësore

Më 04 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, në bashkëpunim me USAID, projekti Programi për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë – JSSP, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e regjionit të Pejës me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i trajnimit ishte ofrimi i informatave të hollësishme për Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtarë, diskutimeve dhe prezantimit të rasteve hipotetike, ti avancojnë njohuritë e pjesëmarrësve në fushën e etikës gjyqësore.

Trajnimi u realizua nëpërmes trajtimit të rasteve hipotetike, përmes të cilave janë identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht, janë zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht te me palë, përdorimi i mediave sociale, marrja e një dhurate, madje edhe e një vlere minimale, të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit u theksua gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private ashtu  edhe në jetën profesionale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin 34 gjyqtarë, nga Gjykatat Themelore në Pejë, duke përfshirë edhe gjyqtarët nga degët e kësaj gjykate.

Prapa