08-05-2018

Renta, llojet dhe caktim i saj

Renta, llojet dhe caktim i saj

Më 08 maj 2018, Akademia e Dritësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshëm, realizoi trajnimin me temë “Renta, llojet dhe caktim i saj”.

Qëllim i trajnimit ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrëseve lidhur me rentën dhe zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që lidhen me atë.

Trajnimi filloi duke trajtuar rentën dhe kuptimin e saj, kushtet që duhet të plotësohen për këtë kategori të dëmit dhe përfituesit e saj. Ndërsa tutje, trajnimi u fokusua në mënyrat e vlerësimit, caktimit të lartësisë, format e realizimit të rentës bazuar në rastet nga praktika gjyqësore.

Po ashtu vend me rendësi gjatë trajnimit zuri edhe diskutimi rreth zbatimit të drejtë të dispozitave të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve që rregullojnë llojet e dëmit me theks të veçantë për rentën, kushtet që duhet të plotësohen për këtë kategori të dëmit, përfituesit, mënyra  e vlerësimit, caktimi i lartësisë dhe format e realizimit të rentës.

Gjatë trajnimit u theksuan edhe kontestet e shpeshta që paraqiten në praktikën gjyqësore për shkak të shpërblimit të dëmit dhe njëra prej kategorive të paraqitura të dëmit material është edhe renta. Renta si formë e shpërblimit të dëmit shpeshherë përbën sfidë për gjykatën në kuptimin e të vlerësuarit për nevojat e caktimit të rentës dhe në kuptim të caktimit të vëllimi të saj. Përveç kësaj, sfiduese paraqitet edhe mënyra e të provuarit dhe forma e caktimit të saj.

Trajnimi u zhvillua me debat interaktiv, u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike të përcjella me shembuj nga praktika e përditshme gjyqësore.

Përfitues ishin gjyqtarë të gjykatave themelore, nga regjione të ndryshme të Kosovës si dhe bashkëpunëtorë profesional.

Prapa