17-05-2018

Sekuestrimi dhe konfiskimi

Më 17 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ organizon trajnimin  me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Korniza ligjore për gjurmimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale; Metodat për identifikimin e aseteve dhe procesi i sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara me vepër penale;  Ngrirja e aseteve – urdhrat për konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale;  Administrimi i pasurisë së sekuestruar.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë të përfshirën gjurmimin, ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve.

Prapa