30-05-2018

Trajnim lidhur me Komunikimin

Trajnim lidhur me Komunikimin

Më 30 maj 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasaden e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, po realizojnë trajnimin për menaxhmentin e gjykatave dhe prokurorive lidhur me  Komunikimin.

Qëllimi i trajnimit është ngritja e aftësive personale të komunikimit,  identifikimi i kohës së duhur për angazhimn e gjyqtarit dhe prokurorit në media, si dhe identifikimi i mjeteve dhe kanaleve të duhuar përmes të cilave  informohen gazetarët.

Gjatë trajnimit janë duke u trajtuar temat si gjyqtari përgjegjës për komunikim me shtyp në Holandë, tregon ngjarjen pjesërisht, insturmentet që përdoren për informimin e publikut, përdorimi i këtyre instrumenteve – hartimi i komunikatës për media në lidhje me ndonjë vendim.

Trajnimi po zhvillohet duke u zbatuan metodat e shpjegimit të pjesshëm teorik dhe krahasimor në mes vendeve, gjithashtu gjate trajnimit do të ketë ushtrime praktike duke stimuluar pjesëmarrësit të hartojnë komunikatë per media si dhe diskutimi i rasteve dhe vendosja se në çfarë mënyre të komunikimit do të perdorin ata.

Përfitues të këtij trajnimi janë Kryetarët e gjykatave dhe Kryeprokurorët e prokurorive të nivelit të Apelit dhe nivelit themelor, si dhe gjyqtar nga Gjykata Supreme.

Prapa