05-06-2018

E drejta Administrative dhe Procedura Administrative

E drejta Administrative dhe Procedura Administrative

Më 5 - 6 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, bazuar në kërkesën Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në mbështetje të UNDP-së ka vazhduar trajnimin e katërt me radhë për zyrtarët e këtij institucioni me temë: “E drejta administrative dhe konflikti administrativ”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i  drejtë i dispozitave të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, me rastin e ofrimit të ndihmës juridike palëve në rastet e natyrës administrative.

Në ditën e parë janë trajtuar parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kompetencat e organit për zhvillimin e procedurës, procedura para nxjerrjes së aktit administrativ, akti administrativ, mjetet juridike si dhe ekzekutimi i vendimit përfundimtar administrativ.

Në ditën e dytë janë trajtuar çështjet rreth inicimit të konfliktit administrativ, aktgjykimi ankesat si dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike.

Gjatë trajnimit kishte diskutime interaktive veçanërisht në raste praktike dhe çështjet që ishin preokupim i zyrtarëve të Agjencië për Ndihmë Juridike Falas.

Përfitues në këtë trajnim ishin zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica, si dhe Podujeva. Përveç tyre ishin edhe nga OJQ si CRPK, CLARD si dhe Femrat Aktive te Gjakovës.

Prapa