07-06-2018

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave – Sesioni I

Më 7-8 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  B&S organizon trajnimin dy ditorë  me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parave – Sesioni I”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Vepra penale e shpëlarjes së parave, financimi i terrorizmit dhe sanksionet, dobësitë e institucioneve financiare tek pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në praktikë, luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit - struktura ligjore, njësia për inteligjencë financiare dhe subjektet raportuese.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Prapa