25-05-2018

Sinjalizimi dhe mbrojtja e burimeve të gazetarëve

Sinjalizimi dhe mbrojtja e burimeve të gazetarëve

Më 24-25 maj 2018, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim  me  projektin “Përforcimi  i ekspertizës  gjyqësore  mbi  lirinë  e  shprehjes dhe   medias   në   Evropën   Juglindore” - JUFREX, organizoj trajnimin me temë: “Sinjalizimi dhe mbrojtja e burimeve të gazetarëve”.

Qëllimi i trajnimit ishte zgjerimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me të drejtën e lirisë së shprehjes me fokus në rregullimin e shpifjes që bëhet përmes mediave.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan sinjalizimi sipas Këshillit të Evropës dhe iniciativa për direktivë evropiane për mbrojtje të sinjalizuesve, standardet e GJEDNJ-së në mbrojtjen e sinjalizimit, si dhe kush konsiderohet sinjalizues. Me theks të veçantë u sqarua se cilat janë parakushtet, që të mund të gëzojë mbrojtje një sinjalizues? Kufiri në mes të lirisë së shprehjes dhe ruajtjes së konfidencialitetit në kontekst të punës, si dhe testi i GJEDNJ-së në rastet e sinjalizimit.

Gjatë trajnimit vëmendje iu kushtua edhe kornizës ligjore vendore për mbrojtjen e sinjalizuesve, Ligjit për mbrojtjen e informatorëve dhe nenet relevante në Kodin Penal. Në kuadër të këtij sesioni trajnues  u trajtua  edhe  mbrojtja e burimeve të gazetarëve sipas Këshillit të Evropës dhe korniza ligjore vendore për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive me ç’rast  u elaboruan raste praktike të sinjalizuesve dhe raste praktike në mbrojtjen e burimeve të gazetarëve ku  pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin pikëpamjet nga këndvështrimi i tyre rreth temës së shtjelluar dhe implementimin në praktikë të njohurive të përfituara nga ky trajnim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.

 

Prapa