02-07-2018

Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike sipas LPK-së

Më 3 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë  organizon trajnimin me temë “Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike sipas LPK-së”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen: Ankesa, revizioni,  propozimi për përsëritje të procedurës, raporti në mes revizionit dhe propozimit për përsëritjen e procedurës, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Gjykatës së Apelit (divizioni civil), si dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.

Prapa