23-05-2018

Trajnimi praktik - Administrata Tatimore e Kosovës

Trajnimi praktik - Administrata Tatimore e Kosovës

Më datën 23 maj 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Administratën Tatimore të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e sapo emëruar të njoftohen  me rolin, funksionin dhe përgjegjësitë e Administratës Tatimore të  Kosovës

Në kuadër të këtij trajnimi praktik u prezantua një historik i shkurtër rreth themelimit, organizimit, dhe funksionimit të saj, baza ligjore mbi të cilën funksionon ky institucion si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj.

Më tej në mënyrë të hollësishme, u trajtuan shmanga nga tatimi, tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi në të ardhurat personale, tatimet e mbajtura në burim, kontributet pensionale, dhe dhënia e licencave për lojërat e fatit.

Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç ‘rast gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të shtrojnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.

Prapa