20-07-2018

Vizitë studimore “Trajtimi i përshtatshëm për fëmijë dhe bashkëpunimi ndërmjet zyrave të prokurorive, gjykatave, shërbimit të sprovës dhe institucioneve të tjera për të mitur”

Vizitë studimore “Trajtimi i përshtatshëm për fëmijë dhe bashkëpunimi ndërmjet zyrave të prokurorive, gjykatave, shërbimit të sprovës dhe institucioneve të tjera për të mitur”

Më 16-20 korrik 2018, në kuadër të projektit IRZ dhe UNHCR, në Gottingen/Hameln të Gjermanisë është realizuar një vizitë studimore e një delegacioni kosovar me temë “Trajtimi i përshtatshëm për fëmijë dhe bashkëpunimi ndërmjet zyrave të prokurorive, gjykatave, shërbimit të sprovës dhe institucioneve të tjera për të mitur në sferën juridiksionit për të mitur”.

Qëllimi i punëtorisë ishte njoftimi i pjesëmarrjeve për të drejtat e fëmijëve në procedimin penal. Dita e parë e vizitës iu dedikua institucionit të burgut të hapur për të mitur në Gottingen, ku pjesëmarrësit patën rastin të njoftohen në mënyrë të hollësishme për drejtat e fëmijëve dhe trajtimin e tyre në këtë institucion.

Delegacioni vizitoi Gjykatën e shkallës së parë në Gottingen, ku morën pjesë në një seancë gjyqësore për të mitur për tu njoftuar më hollësisht si zhvillohet seanca në mënyrë të përshtatshme për fëmijët, cili është  roli i gjyqtarit dhe prokurorit në procedimin penal për të mitur, si bëhet  orientimi edukativ i procedimit penal për të mitur dhe dënimet alternative, cilat janë detyrat e shërbimit të provës në procedimin penal për të mitur si dhe ofertat sociale – pedagogjike ambulante për të mitur në konflikt me ligjin si sanksione edukative alternative.  

Gjatë kësaj vizite u vizitua edhe Burgu për të mitur në Hameln. Çështjet që u trajtuan gjatë kësaj vizite u përqendruan në orientimin edukativ të ekzekutimit penal për të mitur, regjimi i mbyllur dhe i hapur, edukimi dhe trajnimi në burgun për të mitur, masat e posaçme të trajtimit si dhe përgatitja e lirimit. Ditëve në vijim u vazhdua me vizitë në Prokurorinë për të Mitur dhe institucionin e ndalimit për të mitur, për tu njoftuar se cilat janë grupet e ndalimit të të miturve, për konceptin e ekzekutimit afatshkurtër dhe edukativ të ndalimit të të miturve, ndalimin e të miturve për zbatimin e masave alternative edukative si dhe bashkëpunimi me partnerë të jashtëm.

Në këtë vizitë morën pjesë: gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues nga UNICEF-i,  zyrtar nga Shërbimi Sprovues dhe nga Akademia e Drejtësisë.

Prapa