30-07-2018

Aktivitet e realizuar në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit korrik

Aktivitet e realizuar në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit korrik

Akademia e Drejtësisë, gjatë muajit korrik në kuadër të trajnim fillestar për prokurorët e sapo emëruar, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas programit trajnues. Në këtë periudhë janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese nga moduli “Kodi i Procedurës Penale”.

Nga nën moduli “Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit” janë realizuar tri (3) sesione trajnuese në të cilat janë trajtuar: shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes, blerje e simuluar e ndonjë sendi, dhe simulim i veprës së korrupsionit, kontrolli dërgesave postare dhe dërgim i kontrolluar i dërgesave postare si dhe vëzhgimi i fshehtë fotografik ose me video dhe monitorim i fshehtë i bisedave. Prokurorët e sapo emëruar kanë pasur rastin të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me zbatimin e këtyre masave të fshehta, hartimin e kërkesave për autorizimin e këtyre masave si dhe identifikimin e kohëzgjatjes së këtyre masave.

Gjithashtu në kuadër të nën modulit “Procesverbalet” janë realizuar tri (3) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë trajtuar: hartimin dhe mbajtjen e procesverbaleve, regjistrimin e seancave me incizim audio dhe me incizim audio dhe video, shikimin e procesverbalit dhe shkresave të lëndës. Fokusi është përqendruar tek rëndësia e procesverbalit në praktikë si dhe përpilimi i tij.

Ndërsa komponenta e trajnimit praktikë, për këtë periudhë është realizuar përmes vijimit të praktikës nga ana e prokurorëve të sapoemëruar në prokurori përkatëse, konform orarit të përcaktuar me program.

Trajnimi fillestar janë duke e ndjekur 22 prokuror të sapoemëruar, 3 prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa