13-07-2018

“Neni 2 i KEDNJ – e drejta për jetën”

Më 13 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoj trajnimin me temë: “Neni 2 i KEDNJ – e drejta për jetën”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me nenin 2 të KEDNJ – e drejta për jetën, dhe zbatimin e praktikës së GJEDNJ lidhur me këtë nen.

Ky trajnim trajtoj përmbajtjen dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës për jetën, historikun dhe efektin e zbatimin të nenit 2 të Konventës - protokolli 6 dhe 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kufizimi i dënimit me vdekje, abrogimi i plotë i dënimit me vdekje, dënimi me vdekje dhe ekstradimi.

Gjatë trajnimit përmes diskutimeve dhe analizës së rasteve praktike janë adresuar çështje të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, se si gjykata i ka zgjedhur rastet e ngjashme për të ofruar zgjidhje meritore për rastet e kësaj natyre.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Prapa