23-07-2018

Konferencë përmbyllëse e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”

Konferencë përmbyllëse e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”

Më dt. 23 korrik 2018, Akademia e Drejtësisë dhe Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor” kanë realizuar Konferencën Përmbyllëse të këtij projekti.  Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor” ishe i  financuar nga Bashkimi Evropian i zbatuar nga kosnsorciumi gjermano holandez, përfaqësuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) dhe Qendra Holandeze për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare (CILC), ku përfitues i këtij projekti ishte Akademia e Drejtësisë.

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë përmes përmirësimit të trajnimit dhe arsimimit profesional ligjor, veçanërisht duke mbështetur procesin e transformimit të Akademisë së Drejtësisë dhe duke ngritur kapacitetet e saj për trajnim.

Në këtë konferencë përmbyllëse ishin të pranishëm Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksandër Lumezi  cili njëkohësisht është edhe Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Peci Kryetar i Gjykatës Supreme, përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të IRZ-it dhe CILC-it, dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe vendore, gjyqtarë dhe prokurorë.

Z. Aleksander Lumezi, ka theksuar me këtë rast se Akademia e Drejtësisë, në pajtim me mandatin ligjor që ka, gjithnjë ka bërë përpjekje në avancimin e programeve trajnuese dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve profesionale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjë, pa dyshim është mbështetur fuqishëm nga ky projekt. Në fjalimin e tij z. Lumezi ka nënvizuar faktin se Akademia e Drejtësisë, në vitin 2017 ka përmbyllur procesin e transformimit nga Instituti Gjyqësor i Kosovës. “Gjatë kësaj kohe ka pasur mjaft takime, diskutime, konsultime, analiza krahasuese në mes sistemeve të ndryshme të institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe vendet e BE-së, koncept dokumente, dhe përfundimisht të gjithë janë pajtuar se sistemi aktual, i cili është i përcaktuar edhe me Ligjin për Akademinë e Drejtësisë është ai që më së miri i përshtatet Kosovës dhe është plotësisht funksional edhe në këtë fazë, kur prezantohen rezultatet e këtij projekti, dhe projekteve të tjera të donatorëve, që kanë mbështetur ndër vite zhvillimin e Akademisë së Drejtësisë, në një institucion që lirisht mund të renditet krahas institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe më gjerë.

Znj. Katarina Grbesa, përfaqësuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se në këtë periudhë dy vjeçare Akademia ka pasur sfida të mëdha, si procesi i transformimit, reforma shtetërore administrative, mirëpo kemi shtyrë idetë tona fal bashkëpunimit shumë të mirë me Akademinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësore të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ajo njëkohësisht potencoi se gjatë procesit të reformave Akademia e Drejtësisë duhet të trajtohet si institucion i pavarur.

Z. Valon Kurtaj, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë, znj. Christine Jacobi, Udhëheqëse e Projektit, përfaqësuese e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) dhe znj. Eva Erren, udhëheqëse e projektit nga Qendra Holandeze për Ndihmë Ligjore Ndërkombëtare (CILC), prezantuan rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të arritjes së rezultateve të larta në zbatimin e projekteve të ngjashme si ky, në të njëjtën kohë theksuan rolin e rëndësishëm që ka Akademia e Drejtësisë për ndërtimin e në sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe profesional.

Këshilltari Rezident i këtij projekti z. Klaus Erdman si dhe ekspert të të anfgazhaur për realizmin e këtij projekti, në fjalimin e tyre kanë përmbledhur rezultatet kryesore të projektit si: elaborimi i Planit Strategjik 2018-2020 për Akademinë, prezantimi i kornizës së kompetencave për gjyqtaret dhe prokurorët, Doracaku për trajnime me raste praktike dhe doracaku mbi Menaxhimin e trajnimit të cilat do kontribuojnë në efikastitetin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit, si dhe shumë aktivitete tjera.
 

Prapa