29-03-2019

Takimi i 6-të i Komitetit Drejtues të Projektit iPROCEEDS

Takimi i  6-të i Komitetit Drejtues të Projektit iPROCEEDS

Më 29 mars 2019, në kuadër të projektit iPROCEEDS, në Bukuresht të Rumanisë është mbajtur “Takimi i  6-të i Komitetit Drejtues të Projektit”.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i komitetit drejtues rreth zbatimit të projektit, në përcaktimin e  strategjive të nevojshme për implementimin e projektit, si dhe përcaktimin e nevojave të autoriteteve kombëtare për mbështetje në të ardhmen në ngritjen e kapaciteteve.

Fillimisht në takim u prezantuan aktivitetet e realizuara gjatë periudhës korrik - dhjetor 2018, nga zyra e programit për kriminalitet kibernetik të Këshillit të Evropës. Më tej u diskutua legjislacioni për krimin kibernetik, krimet e koordinuara të krimit kibernetik, politikat dhe strategjitë e sigurisë së kibernetikës si dhe sistemet e raportimit publik.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e  kapaciteteve të njësive të specializuara hetuese dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive midis krimit kibernetik, hetuesve financiarë, prokurorëve, përfaqësuesve të NJIF-ve dhe ekspertëve të sigurisë në kibernetikë si dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të drejtësisë penale dhe ofruesve të shërbimeve vendore dhe multinacionale. Me theks të veçantë u diskutua për Programet e trajnimit lidhur me krimin kibernetik të cilat organizohen për gjyqtarët dhe prokurorët,  bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacionit.

Sesioni i fundit iu kushtua  planeve të ardhshme dhe nevojave të autoriteteve kombëtare. Me ç ‘rast patën mundësinë të marrin fjalën përfaqësuesit nga të gjitha regjionet pjesëmarrëse për ti prezantuar nevojat që kanë në lidhje me këtë fushë.

Në këtë takim nga Republika e Kosovës morën pjesë: Prokuror, zyrtar të lartë policor nga departamenti për krimin kibernetik si dhe U.D Udhëheqëse e Programit për Trajnime të Vazhdueshme  nga Akademia e Drejtësisë.

Prapa