14-05-2019

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale

Më 14 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) dhe në bashkëpunim me GIZ, ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar: Urdhëresat e lëshuara për paraburgim për personat e kërkuar; Kërkesat për caktimin e paraburgimit për personat e kërkuar nga shteti kërkues; Aktvendimet për caktimin e paraburgimit dhe kohëzgjatja e tyre dhe aktvendimi për lejimin e ekstradimit të personit të kërkuar; Njohja dhe ekzekutimi i aktgjykimeve të huaja.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Prapa