31-05-2019

E drejta e Trashëgimisë

E drejta e Trashëgimisë

Më datë 30 dhe 31 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta e Trashëgimisë”.

Çështjet që do të diskutohen janë: Trashëgimia në bazë të ligjit, pjesa e domosdoshme dhe trashëgimtarët e domosdoshëm, transaksionet në mes të gjallëve, radhët e trashëgimisë, veçimi i sendeve të shtëpisë, trashëgimia në bazë të testamentit, padenjësia dhe përjashtimi i trashëgimtarëve të domosdoshëm, hapja e trashëgimisë si dhe ndarja e saj etj.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Prapa