31-05-2019

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, më 31 maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i gjashtëmbëdhjetë me radhë i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Këshilli Drejtues në këtë takim miratoi Programin e Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapoemëruar dhe kërkesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për fillimin e Trajnimit Fillestar për 12 prokurorët e ri të cilët janë dekretuar dhe miratoi emërimin e mentorëve në trajnimin praktik për këta prokurorë.

Gjatë këtij takimi Këshilli Drejtues formoi Redaksinë e Publikimeve të Akademisë së Drejtësisë dhe miratoi standardet e publikimeve.

Më tej, Këshilli Drejtues diskutoi edhe për organizimin  e trajnimeve me mbështetjen e donatorëve.

Në këtë takim Këshilli Drejtues, sipas agjendës, diskutoi dhe mori edhe disa vendime tjera me rëndësi për punën e Akademisë së Drejtësisë.

Prapa