31-05-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI) gjatë muajit Maj 2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI) gjatë muajit Maj 2019

Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar, ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas plan programit të përcaktuar.

Në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar gjithsejtë 3 sesione trajnuese nga moduli: Kodi i procedurës penale i Republikës së Kosovës.

Nga nën moduli: “Procedurat e veçanta sipas KPPK-së janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku janë trajtuar çështjet si: Përgjegjësia penale e personit fizik, Paaftësia mendore dhe paaftësia e zvogëluar mendore sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, Paraburgimi për personat me çrregullime mendore, Masat e trajtimit të detyrueshëm, Procedura penale ndaj të miturve me çrregullime mendore etj.

Nga nën moduli: “Procedurat sipas mjeteve juridike” është realizuar një (1) sesion trajnues dhe është diskutuar për mjetet e rregullta juridike me theks të veçantë për Ankesë, Afatet e ankesës, Të drejtat e të pandehurit për ankesë, Mjetet e jashtëzakonshme juridike, Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, Kërkesa për rishikim të procedurës, Kërkesa për zbutje të denimit etj.

Gjithashtu gjatë muajit Maj 2019, gjyqtarët e sapo emëruar të komunitetit serb i janë nënshtruar edhe testit përfundimtar nga modulet: Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, E drejta civile, administrative dhe ekonomike (pjesa materiale dhe procedurale).

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2 ditë trajnim praktik në gjykata konform orarit të përcaktuar. Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur pesë (5) gjyqtarë të komunitetit serb.

Prapa