29-11-2019

Pronësia Intelektuale në aspektin Civil dhe Penal

Pronësia Intelektuale në aspektin Civil dhe Penal

Mё 29 dhe 30 Nёntor 2019 – Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё Programit tё Trajnimit tё Vazhdueshёm,nё bashkёpunim me Zyrёn pёr tё Drejtat e Autorit dhe tё Drejtat e Pёrafёrta /Ministria e Tregtisё  dhe Industrisё  dhe GIZ janё duke realizuar trajnimin me temё “Pronёsia Intelektuale nё aspektin Civil dhe Penal”.

Nё kёtё trajnim janё duke u trajtuar kёto çёshtje: Sistemi i tё Drejtave tё Pronёsisё Intelektuale nё Kosovё,Tё Drejtat nё pronёsinё Intelektuale me theks tё veçantë markat tregtare – regjistrimi dhe fitimi i të drejtave legjislacioni dhe perspektiva e BE-së,Markat tregtare sipas legjislacionit tё Republikёs sё Kosovёs, Tё drejtat e Autorit –fitimi dhe mbrojtja e tё drejtave tё autorit legjislacioni dhe prespektiva e BE-sё, Masat e përkohshme në procedurën civile dhe mjetet juridike për mbrojtjen e të drejtave të autorit në Republikën e Kosovës, Përgjegjësia Penale për shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale në vendet e BE-së, Përgjegjësia Penale për shkeljen e të drejtave të autorit sipas konventave ndërkombëtare dhe sipas Legjislacionit tё Republikёs sё Kosovёs.njёkohёsisht janё duke u zhvilluar edhe punёtori me rastet praktike.

Pёrfitues nё kёtё trajnim janё: Gjyqёtar nga Gjykatat e Republikёs sё Kosovёs dhe Prokuror nga Prokuroritё  Republikёs sё Kosovёs, Zyrtar nga Zyra për të drejtat e Autorit dhe të Drejtave të Lidhura,Zyrtar nga Agjencia për Pronësi Industriale.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Prapa