08-01-2020

Takim me trajnuesit e angazhuar nga Akademia e Drejtësisë lidhur me Ndërmjetësimin

Takim me trajnuesit e angazhuar nga Akademia e Drejtësisë lidhur me Ndërmjetësimin

Më 08 Janar 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin e USAID – drejtësia komerciale, mbajti takim me trajnuesit e angazhuar lidhur me temën e Ndërmjetësimit.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet e hartimit të një moduli unifikues nga trajnuesit lidhur me temën e Ndërmjetësimit, problematikat e deritanishme gjatë trajnimeve, bashkëpunimi dhe puna ekipore e trajnuesve (gjyqtarëve, prokurorëve, ndërmjetësuesve) të cilët e ligjërojnë ndërmjetësimin, krijimi i kushteve më të favorshme në gjykata dhe prokurori si në aspektin teknik ashtu edhe atë profesional.

Gjithashtu u theksua edhe futja në planprogram e formave tjera alternative të zgjidhjeve të kontesteve, me theks të veçantë e Arbitrazhit.

Pjesëmarrës në takim ishin: Gjyqtarë, Prokurorë, Ndërmjetësues si dhe përfaqësues nga USAID dhe Akademia e Drejtësisë.

 

Prapa