12-02-2020

Ndërmjetësimi - Civile, Penale dhe Ekonomike

Ndërmjetësimi - Civile, Penale dhe Ekonomike

Më 12 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID-it – Drejtësia Komerciale implementuar nga CHECCHI and COMPANY janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndërmjetësimi - Civile, Penale dhe Ekonomike” në regjionin e Prishtinës.

Temat të cilat janë duke u trajtuar në këtë aktivitet janë: Parimet e ndërmjetësimit, inicimi i procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, procedura dhe obligimet e gjyqtarëve, zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit, marrëveshja e ndërmjetësimit dhe efektet e saj, të drejtat dhe detyrimet e palëve në procedurën e ndërjetësimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata Themelore, Departamenti Ekonomik dhe Administrativ i Gjykatës Themelore, Prokurorë, Bashkëpunëtorë Profesional dhe Ndërmjetësues nga regjioni i Prishtinës.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Prapa