13-02-2020

Risitë në Ligjin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Risitë në Ligjin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Më 13 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizoi trajnimin me temë: “Risitë në Ligjin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me risitë e Ligjit të Dhomës së Posaçme nr. 06/L-086, i cili ka hyrë në fuqi më 30 maj 2019.

Gjatë trajnimit u diskutua për risitë në ligjin e DHPGJS, duke bërë edhe krahasime të nevojshme me ligjin e vjetër. Për më tepër është diskutuar edhe për juridiksionin e Dhomës së Posaçme për rastet që paraqiten para saj dhe për kompetencën ekskluzive të përcaktuar me ligj. Si burim kryesor u theksua se është Ligji i ri Dhomës së Posaçme dhe ligji i vjetër, por edhe praktika gjyqësore e krijuar tashmë nga Kolegji i Apelit të DHPGJSK-së.

Në vazhdim u konkludua për paditësit dhe të paditurit në procedurat para Dhomës së Posaçme- Neni 6, ku është saktësuar se si të paditur në procedurat para Dhomës së Posaçme janë edhe personat fizikë dhe juridikë apo autoritete publike. Kjo e ka qartësuar faktin se kush mund të jenë palë në procedurë, qoftë paditës apo i paditur. Me ligjin e vjetër ka munguar një përkufizim i këtillë dhe ka sjellë dilema në vendimmarrje.

Më tutje është diskutuar edhe për aktgjykimet, aktvendimet dhe ankesat, pjesa procedurale, organizimi, sesioni i përhershëm, afatet-kalimi i periudhave kohore, përfaqësimi në Dhomën e Posaçme, pranueshmëria e kërkesës/ankesës, përgjigja në padi-përgjigja e paditësit dhe kundërpërgjigja e të paditurit.

Metodologjia e zbatuar e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij aktiviteti ishin Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme, gjyqtarët e Gjykatave themelore (divizioni civil si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Prapa