10-03-2020

Moduli Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale – Etika profesionale

Moduli  Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale – Etika profesionale

Më 10 Mars 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po  zhvillohen dy  (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Etika Profesionale”.

Temat  të cilat  po  trajtohen  janë: Historia e Kodeve të Etikës, evolucioni historik i etikës - shkollat kryesore të filozofisë së etikës, kodi i etikës-instrument për garantimin e integritetin e gjykatësve/prokurorëve dhe instrument për disiplinimin e tyre dhe veprimtaritë  gjyqësore dhe jo gjyqësore të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Prapa