10-03-2020

Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 10 mars 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ – LARP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të procedurave specifike tek rastet ku përfshihen kryerës të veprave penale me çrregullime mendore si dhe në kuptimin e kushteve lidhur me aftësinë e këtyre personave për t’iu nënshtruar gjykimit.

Gjatë këtij trajnimi  u trajtua:  korniza  ligjore vendore e cila rregullon këtë sferë, kushtet për shqiptimin e masave për trajtim të detyrueshëm. Në veçanti u diskutua trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri.

Gjithashtu, u shtjellua edhe zbatimi i ekzaminimit psikiatrik nga eksperti, qëllimi i këtij ekzaminimi dhe fazat e dhënies së urdhrit për ekzaminim psikiatrik me ç’ rast u potencua niveli jo i kënaqshëm i ekspertizave të përgatitura nga ekspertët. Vëmendje iu kushtua edhe paraburgimit dhe kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të përcaktuar paraburgimin ndaj personave me çrregullime mendore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtor profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Prapa