12-03-2020

Vlerësimi i Nevojave të Trajnimit për Drejtësinë Komerciale

Vlerësimi i Nevojave të Trajnimit për Drejtësinë Komerciale

Më 12 mars 2020, në kuadër të Akademisë së Drejtësisë në prezencën e gjyqtarëve nga departamenti ekonomike dhe divizioni fiskal i departamentit administrativ është elaboruar analiza e nevojave  për trajnime në të drejtën komerciale për gjyqtarë dhe stafin administrativ nga Programi i USAID – Drejtësia Komerciale implementuar nga Checchi and Company Consulting.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte analiza dhe gjetjet kryesore mbi nevojat për trajnime si dhe konfirmimi i gjetjeve dhe dakordimi për programin e trajnimit nga ana e gjyqtarëve të departamentit ekonomik dhe divizionit fiskal të departamentit administrativ si dhe stafit administrativ të gjykatës nga departamenti ekonomik.

Me rastin e prezantimit u vu në pah që programi i USAID-it është në mbështetje të krijimit të Gjykatës Ekonomike dhe fuqizimit të gjyqtarëve dhe stafit të saj me theks të veçantë përmes zbatimit të programeve të trajnimit në kuadër të Akademisë së Drejtësisë. Më tej u prezantuan gjetjet kryesore duke vënë në pah trajnimet e bazuara në kompetenca, programet gjithëpërfshirëse me strukturë modulare, trajnimet e specializuara, metodologjinë e bazuar në raste si dhe trajnimi i trajnuesve.

Në vazhdim u tha që programi synon që përveç njohurive nga kompetenca profesionale për drejtësinë komerciale të ofrojë edhe njohuri edhe sa i përket shkrimit dhe arsyetimit ligjor, etikës dhe teknologjisë informative.

Pas prezantimit të kësaj analize nga ekspertët e projekti të USAID-it gjyqtarët pjesëmarrës shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në këto trajnime duke e konfirmuar domosdoshmërinë e ngritjes së kapaciteteve të tyre të gjyqtarëve aktual dhe  nevojën për përgatitjen edhe të gjyqtarëve të rinj në këtë fushë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjyqtarët dhe stafi administrativ departamenti ekonomik dhe divizioni fiskal i departamentit administrativ.

Prapa